Telegrafi

Manchester United ka gati ofertën për Coutinhon

Philippe Coutinho. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Philippe Coutinho pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Mesfushori brazilian nuk po arrin të bind me lojën e tij me klubin katalunas dhe nuk është një titullar i padiskutueshëm.

Kësisoj lojtari pritet të largohet në verë pasi interesim për të kanë shfaqur disa skuadra të mëdha evropiane.

Manchester United mbetet skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e mesfushorit brazilian.

BBC ka shkruar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë funte për transferimin e Coutinhos.

Philippe Coutinho. (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Ish-anëtari i Liverpool, është gati të largohet nga Barcelona për një skuadër që i ofron një rol të rëndësishëm në fushë.

Gjithsesi interesim për lojtarin ka shfaqur edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Chelsea gjithashtu janë në vëzhgim të lojtarit, por që londinezët janë të dënuar nga FIFA për të kryer transferime.

Coutinho këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në La Liga, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/