Manchester United është vënë në kërkim të përforcimeve që në janar, duke tentuar të ketë paraqitje më të mirë në pranverë.
Tashmë drejtuesit e klubit kanë bërë gati listën ku janë emrat e tre lojtarëve, shkruan Manchester Evening News.
Klubi duket afër që ta mbyll marrëveshjen me yllin e Sporting, Bruno Fernandes, që është edhe objektiv i vjetër i klubit.
Objektivat e Ole Gunnar Solskjaer janë edhe Donny van de Beek i Ajax, James Maddison i Leicester dhe kapiteni i Aston Villa, Jack Grealish.
Klubi po kërkon lojtarë që mund të futen menjëherë në sistem dhe të marr rezultatet në Ligën Premier.
Aktualisht ata mbajnë vendin e katërt në kampionat me 34 pikë, pesë më pak se vendi i katërt. /Telegrafi/