Telegrafi

Manchester United interesohet për Sneijder

Siç shkruajnë mediat angleze, United është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Paul Scholes dhe është duke bërë gati 25 milionë funte për Wesley Sneijder.

United ka përfituar shumë para nga shitja e Cristiano Ronaldos verën e kaluar, por nuk e ka shfrytëzuar po thuajse aspak shumën e fituar nga Real Madridi, andaj Ferguson ka mjaft mjete në dispozicion.

Megjithatë është vështirë e besueshme se Interi do të lejojë të largohet njërin prej futbollistëve më të mirë të ekipit./Telegrafi/