Site icon Telegrafi

Manchester United ia mbyll gojën Pogbas: Nuk më lejohet të flas për media

BERN, SWITZERLAND - SEPTEMBER 19: Paul Pogba of Manchester United thanks to the fans after the Group H match of the UEFA Champions League between BSC Young Boys and Manchester United at Stade de Suisse, Wankdorf on September 19, 2018 in Bern, Switzerland. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images)

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka deklaruar se nuk ka të drejtë të flas për gazetarët.

25-vjeçari u ankua për mungesën të sulmit në ndeshjen që United barazoi 1-1 kundër Wolves më 22 shtator.

Jose Mourinho e largoi nga detyrat zëvendës-kapitenit pas asaj ndeshje, gjë që pati shumë zhurmë.

Paul Pogba e Jose Mourinho . (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Fituesi i Kupës Botërore ka arritur të mbajë vendin e tij në formacionin startues.

Pogba pas ndeshjes kundër West Ham United, që u humb nga United 3-1, u pa duke iu thënë gazetarëve: “Ju më doni të vdekur?”.

Tani duket se francezi është paralajmëruar zyrtarisht nga klubi dhe të martë iu tha medieve që nuk i lejohet të flas.

Paul Pogba . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

“Më kanë thënë se nuk më lejohet të flas”, ka thënë ia shkurt.

Se Pogba është frenuar dhe e ka kuptuar situatën e tregon edhe postimi i fundit në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Le të vazhdojmë të luftojmë United”.

Pogba ka pasur probleme me Mourinhon, por duket se ato po shkojnë drejt shuarjes. /Telegrafi/  

Exit mobile version