Manchester United edhe pse kishte nëntë lojtarë të lënduar nga ekipi i parë, arriti të marr një fitore të vlefshme si mysafir i Crystal Palace me rezultat 3-1.
Ole Gunnar Solskijer kishte arritur të ndërtonte një formacion të kombinuar me lojtarët që i kishte në dispozicion.
Golin e parë në ndeshje dhe të vetmin në pjesën e parë e shënoi Romelu Lukaku.
Në pjesën e dytë United rrezikoi menjëherë me Pogban, por që nuk arriti të shënojë.
Lukaku shënoi edhe një herë në minutën e 52-të.
Por vendasit u kthyen në lojë në minutën e 66-të kur shënoi me Joel Ward për 2-1.
Manchesteri e siguroi fitoren në minutën e 83, kur pasimin e Paul Pogba e ktheu në gol Ashley Young.
Unitet mbetet në pozitën e pestë me 55 pikë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nphOjkehmKA