Site icon Telegrafi

Manchester United humb rekordin e jashtëzakonshëm që e ka mbajtur për më shumë se 30 vite

Manchester United ka humbur një rekord të jashtëzakonshëm pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier.

Është e sigurt të thuhet se pritshmëritë që kishin tifozët e Man United për sezonin 2023/2024 nuk u përmbushën.

Ky sezon ka qenë me të vërtetë një hap mbrapa për Unitedin, të cilët përfunduan në pozitën e tetë në tabelën e Ligës Premier, duke regjistruar kështu pozitën më të ulët në histori të klubët.

E vetmja shpresë për ‘Djajtë e Kuq’ për të fituar trofe dhe për të siguruar një vend në Ligën e Evropës është nëse fitojnë në finale të FA Cup ndaj rivalit lokal Manchester Cityt të shtunën.

Lexo po ashtu Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Unitedi ka fituar 18 ndeshje, ka barazuar gjashtë dhe ka pësuar 14 humbje shifra që dëshmojnë se sa e dobët ka qenë forma e ‘Djajve të Kuq’ këtë sezon. Për herë të parë që nga sezoni 1989/1990, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë përfunduar sezonin me goldallim negativ.

Ky rekord i keq në ligë tregon se Unitedi e ka humbur rekordin që e mbante për më shumë se 30 vite.

Gjatë kësaj kohe Ten Hag dhe lojtarët e tij u kritikuan ashpër për mungesën e rezultateve, ndërsa së fundmi ishte Onana ai i cili tha se tifozët duhet t’ia drejtojnë kritikat atij  dhe anëtarëve më të vjetër të ekipit dhe jo lojtarëve të rinj./Telegrafi/

Exit mobile version