Site icon Telegrafi

Manchester United heq qafe përfundimisht njërin nga dështimet më të mëdha në dhjetë vitet e fundit

Donny van de Beek është larguar nga Manchester United, duke kaluar te Girona, që do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Skuadra e La Ligës do të paguajë fillimisht vetëm 500 mijë euro për 27-vjeçarin, i cili arriti në vitin 2020 për 40 milionë euro,

Kjo do të thotë që Djajtë e Kuq do të humbasin mbi 39 milionë euro edhe pse klubi kishte fituar shuma të vogla nga huazimet te Everton dhe Eintracht Frankfurt.

 

Megjithatë, anglezët mund të rikuperojnë disa para, pasi Girona ra dakord për bonuse të bazuara në paraqitjen e lojtarit, që arrijnë deri në 15 milionë euro,

Holandezi bëri 62 paraqitje për Man United në katër vjet në klub, ndërsa erdhi nga Ajaxi pas disa sezoneve fantastike. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version