Manchester United më në fund e ka gjetur zëvendësuesin e Romelu Lukakut, pasi thuhet se e duan transferimin e sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile.
Sulmuesi belg u largua nga Djajtë e Kuq në verën e viti të kaluar, duke kaluar te Interi për 80 milionë euro, derisa Ole Gunnar Solskjaer po kërkon sulmues të ri.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, trajneri norvegjez dëshiron të transferojë sulmuesin italian, që po shkëlqen në Serie A.
Immobile deri më tani në këtë sezon ka shënuar 27 gola në 26 ndeshje të zhvilluara, duke u bërë cak i skuadrave të tjera evropiane.
Solskjaer beson se me transferimin e italianit, do të mund të zgjidh problemin e golave për pak sezone.
Anthony Martial nuk është duke e treguar vetën si sulmues qendror, andaj kjo ka shtyrë norvegjezin që të tentojë transferimin e Immobiles. /Telegrafi/