Manchester United tani është gati të dëgjojë ofertat për Cristiano Ronaldon, i cili e ka kërkuar largimin nga klubi.
Superylli portugez u kthye në United vetëm verën e kaluar, duke u bashkuar nga Juventus në një marrëveshje dyvjeçare.
Por Ronaldo e ka bërë të qartë se është i prirur të largohet nga Old Trafford pas vetëm 12 muajsh, me 37-vjeçarin që dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.
United përfundoi i gjashti sezonin e kaluar në Ligën Premier dhe nuk do të luajë në garën elitare të Evropës, ndërsa ka bërë një nisje të tmerrshme të këtij edicioni, duke humbur ndaj Brighton dhe Brentford.
Erik ten Hag ka insistuar gjatë gjithë verës se Ronaldo nuk është në shitje dhe është një pjesë kyçe e planeve të tij. Por qëndrimi i holandezit tani ka ndryshuar dhe ai është i gatshëm të aprovojë largimin e tij.
🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: Manchester United are now WILLING to consider offers for Cristiano Ronaldo.
(Source: talkSPORT) pic.twitter.com/k68rhKFoqW
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 16, 2022
Ka shqetësime për qëndrimin dhe ndikimin e Ronaldos në dhomën e zhveshjes në javët e fundit dhe duket e pashmangshme që ai të largohet përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.
Po ashtu edhe agjenti i tij Jorge Mendes po punon për të gjetur një klub të ri për portugezin dhe mund të ndodh një largim sikurse nga Juventusi në fund të afatit kalimtar.
Cristiano Ronaldo situation. Jorge Mendes' still working to find a solution, potential last-minute transfer as one year ago – Cristiano's priority has always been to leave Man Utd this summer 🚨🇵🇹 #MUFC
Man Utd insist he's not for sale – Jorge Mendes keeps exploring options. pic.twitter.com/DEUEEfX3yr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2022
United po punon për të gjetur një sulmues të ri dhe po i afrohet nënshkrimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Matheus Cunha, shkruan talkSPORT.
Ronaldo shënoi 24 gola për Man United sezonin e kaluar./Telegrafi/