Manchester United ka pasur një fillim sezoni me shumë ulje e ngritje.
Kjo për faktin se Djajtë e Kuq kanë vuajtur shumë edhe nga mungesat e futbollistëve, shkaku i lëndimeve, kartonëve dhe problemeve të tjera.
Trajneri i United, Erik Ten Hag e di se skuadra po çalon në mbrojtje dhe dëshiron të përforcohet në këtë repart.
Team Talk ka raportuar se Ten Hag tanimë ka njoftuar drejtuesit e klubit me lojtarin që dëshiron ta ketë në skuadër që nga janari.
Qendërmbrojtësi anglez Marc Guehi është objektivi i Djajve të Kuq, me anglezin që ka shkëlqyer sezoneve të fundit me fanellën e Crystal Palace.
23-vjeçari iu bashkua Palace në verën e vitit 2021 nga Chelsea për 23 milionë euro, derisa falë shkëlqimit të tij United është gati të shpenzojë 70 milionë euro për ta transferuar atë në janar.
Guehi është një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Ligën Premier, derisa këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje në Ligën Premier. /Telegrafi/