Manchester United ka shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn.
United janë të lidhur m disa mbrojtës krahu dhe sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, ata i kanë hedhur sytë kah Hysaj.
Shqiptari ka qenë njëri prej lojtarëve më të preferuar të Maurizio Sarrit kur ky drejtonte Napolin, por këtë sezon me ardhjen e Kevin Malcuit, shpesh ka qëndruar në bankë.
Di Marzio shkruan se Napoli po punon ende që ta sjell mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Kieran Trippier, për të cilin ka interesim edhe nga Juventusi.
Hysaj më herët ka qenë i lidhur me Chelsea, Atletico Madridin dhe Juventusin. /Telegrafi/