Manchester United ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës ndaj Betis.
Djajtë e Kuq kanë triumfuar me rezultat 4-1, duke bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Serinë e golave e hapi sulmuesi anglez Marcus Rashford, kur realizoi brenda zonës për të kaluar Djajtë e Kuq në epërsi 1-0 në minutën e gjashtë.
Perfect. Response.
On we go 💪#MUFC || #UEL pic.twitter.com/lKFOxgDZdH
— Manchester United (@ManUtd) March 9, 2023
Megjithatë mysafirët u kthyen në lojë pas gjysmë ore lojë, kur Perez barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit nga Juanmi.
45 minutat e para u mbyllën baras 1-1, derisa në pjesën e dytë United riktheu gjithçka nën kontroll.
Fighting spirit 💪#MUFC || #UEL pic.twitter.com/PPJzcdDUIf
— Manchester United (@ManUtd) March 9, 2023
Bruno Fernandes asistoi te Antony që realizoi për 2-1 në minutën e 52-të.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori portugez Bruno Fernandes kësaj radhe gjeti golin e parë personal në këtë sfidë duke ngritur epërsinë në 3-1.
❤️#MUFC || #UEL pic.twitter.com/3KmkveALV7
— Manchester United (@ManUtd) March 9, 2023
E krejt në fund të ndeshjes, ishte minuta e 84-të kur sulmuesi holandez Wout Weghorst realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1 nga afërsia.
United kësisoj bën një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale, edhe pse duhet pritur ndeshja e kthimit që zhvillohet pas një jave në Spanjë. /Telegrafi/