Manchester United ka fituar 3-2 në shtëpi ndaj Newcastle United, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.
Pas 31 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Kobbie Mainoo, që u asistua prej Amad Diallo.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë filluan me shumë spektakël.
Në minutën e 49-të, Anthony Gordon i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Murphyt.
Mirëpo, Diallo e riktheu epërsinë e Manchester United, kur realizoi në minutën e 57-të.
What. A. Strike.#MUFC || #MUNNEW pic.twitter.com/gUPHeWuwHV
— Manchester United (@ManUtd) May 15, 2024
Vendasit shënuan edhe golin e tretë, tani përmes Ramus Hojlund (84′), që u asistua nga Bruno Fernandes.
Mirëpo, Newcastle nuk u dorëzua deri në fund, duke shënuar për 3-2 me anë të Lewis Hall (90+2′), e që me kaq edhe përfundoi ndeshja.
YES LEWIS!!!
Back in it with a stunning strike! 💥 pic.twitter.com/b6ylV3Wlth
— Newcastle United FC (@NUFC) May 15, 2024
Kjo fitore e United i ka bërë nderë Chelseat që u ngjit në vendin e gjashtë, duke lënë Newcastlin në të shtatin dhe ekipi i drejtuar nga Erik ten Hag vazhdon të jetë në të tetin.
Manchester United në xhiron e fundit do të përballet me Brightonin në xhiron e fundit për këtë sezon, ndërsa shanset për kualifikim në Ligën e Evropës do t’i kërkojë nga finalja e FA Cup, aty ku përballet me Manchester Cityn. /Telegrafi/