Manchester United e ka mposhtur Brightonin me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 16 minutash lojë, Mason Greenwood i kaloi Djajtë e kuq në epërsi me një asistim të Aaron Wan-Bissakas.
United vazhdoi me këtë presion të lartë ndaj vendasve, pasi shënuan edhe golin e dytë me anë të Bruno Fernandez (29’), që u shërbye mjaftë mirë nga Paul Pogba.
Pjesa e parë përfundoi me këtë dy gola të shënuara, ndërsa në të dytën u shënuan edhe një tjetër.
Ishte sërish mesfushori portugez që u shfaq në listën e realizatorëve, pasi në minutën e 50-të shënoi golin e tretë për Manchester Unitedin dhe të dytin personal në ndeshje.
Mysafirët kishin edhe disa shanse të mira shënimi, mirëpo u kënaq me këto tri gola të realizuara.
Pas javës së 32-të, Manchester United gjendet në pozitën e pestë me 52 pikë, dy më pak se Chelsea që është në pozitën e katërt.
Në xhiron e 33-të, skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer do të ketë punë me Bournemouthin në Old Trafford. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VgjeEX11eoc&ab_channel=SuperSport
https://www.youtube.com/watch?v=azI9IGU7l1M&ab_channel=SuperSport
https://www.youtube.com/watch?v=IE2epO2tGXE&ab_channel=SuperSport