Site icon Telegrafi

Manchester United favorit për të nënshkruar me Pavard

Benjamin Pavard do të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të verës.

Afrimi i Noussair Mazraouit ka bërë që trajneri Julian Nagelsmann t’i bëj me dije francezit të kërkojë një tjetër skuadër pasi nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri.

Bayern tanimë e ka nxjerr në shitje anësorin dhe i ka caktuar çmimin e largimit prej 35 milionë eurove.

The Sunn dhe Sport Bild kanë raportuar se Djajtë e Kuq kanë nisur tanimë bisedimet me Bayernin dhe janë skuadra favorite për të nënshkruar me mbrojtësin i cili luan si i djathtë por edhe në qendër.

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag e pëlqen shumë francezin dhe synon që ai të luaj në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lexo po ashtu Bayern Munich e nxjerr në shitje mbrojtësin Pavard

Gjatë javës së ardhshme pritet të ketë zhvillime më të rëndësishme, por duket se edhe vet Pavard preferon kalimin te Djajtë e Kuq.

Interesim për francezin kanë shprehur edhe Juventus, Atletico Madrid e Chelsea, por Manchester United është duke i prirë garës.

26-vjeçari edicionin e fundit zhvilloi 36 ndeshje në të gjitha garat ku asistoi në dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version