Manchester United thuhet se është i hapur për të shitur sulmuesin Marcus Rashford gjatë verës, dhe madje mund të marrë në konsideratë ofertat edhe në afatin kalimtar të janarit.
Vendimi është nxitur kryesisht nga paga e lartë e Rashford, e cila shihet si një faktor kyç në përpjekjet e klubit për të përmbushur kërkesat e Fair Play Financiar (FFP).
Largimi i Rashford do të çlironte pika kritike në sistemin FFP, duke i dhënë United më shumë hapësirë për të manovruar në tregun e transferimeve.
Klubi është i etur për të forcuar opsionet e tij sulmuese, me sulmuesit aktualë Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee që konsiderohen si kryesorët në skuadër.
United ka identifikuar disa objektiva kryesorë, duke përfshirë Viktor Gyokeres të Sportingut, Victor Boniface të Bayer Leverkusen, Victor Osimhen të Napolit dhe Omar Marmoush të Eintracht Frankfurt.
Megjithatë, buxheti i kufizuar i transferimeve të klubit do të thotë se ata mund të kenë nevojë të shesin një nga yjet e tyre kryesorë për të financuar një nënshkrim të madh.
Rashford, i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asistime në 23 ndeshje këtë sezon, shihet si një lojtarë që me shitjen e tij do të përmirësohet buxheti i Djajve të Kuq.
United mund ta lejoj largimin e yllit të skuadrës për 60 milionë euro, derisa Newcastle United dhe PSG kanë shfaqur interesim për të. /Telegrafi/