Manchester United ka kaluar në rrethin tjetër të FA Cup, pasi eliminoi Evertonin me rezultat 3-1.
Pas vetëm katër minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të Antonys, ndërsa Marcus Rashford ishte asistuesit.
Mirëpo, epërsia e vendasve zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi Conor Coady (14’) i barazoi shifrat në 1-1.
Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, me dy skuadrat që shkuan në pushimin mes pjesëve.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Uniteditn, derisa golashënuesi i vetëm i Evetonit ndëshkoi skuadrën e tij.
Ishte minuta e 52-të e takimit, kur Coady shënoi auto-gol, për ta rikthyer skuadrën e Erik ten Hag në epërsi.
U mendua se Evertoni kishte shënuar golin e barazimit, kur Dominic Calvert-Lewin (74’) shënoi në portën e Unitedit, por ajo u anulua për pozicion jashtë loje.
United ia doli të shënonte më pas edhe golin e tretë, kur nga pika e bardhë i saktë u tregua Marcus Rashford (90+6′). /Telegrafi/