Site icon Telegrafi

Manchester United e nis vitin me fitore ndaj Aston Villas, barazohet me pikë me liderin e Ligën Premier

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 16-të të Ligës Premier.

Ndeshja ishte e bukur dhe me raste, sidomos pjesa e dytë, ku skuadrat kishin më shumë nga loja.

Rastin e parë e kishte John McGinn i Aston Villas, por David de Gea bëri pritje të madhe që ia ndaloi golin e sigurt.

Goli i parë erdhi në minutën e 40-të, kur Aaron Wan-Bissaka asistoi për Anthony Martial i cili shënoi për 1-0.

 

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët që rrezikuan fillimisht me Ollie Watkins, por pa sukses.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 58-të, kur Jack Grealish pasoi te Bertrand Traore i cili shënoi për 1-1.

 

Por pas tre minutash Manchester United e ktheu epërsinë, pasi fituan një penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Bruno Fernandes që shënoi për 2-1.

 

Deri në fund të dy skuadrat kishin raste për gol, por rrjetat nuk u prekën.

Me këtë fitore Manchester United barazohen me pikë me liderin Liverpool, pasi të dyja pas 16 ndeshjeve, kanë nga 33 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version