Site icon Telegrafi

Manchester United e kishte refuzuar dy herë mundësin që të nënshkruante me Potterin

Trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter, ishte refuzuar dy herë nga Manchester United sezonin e kaluar.

Gjërat mund të kishin qenë shumë ndryshe për ish-trajnerin e Brighton këtë javë.

Man United mori ofertë dy herë për Potterin, një herë kur Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua dhe përsëri kur kërkonin një zëvendësues të përhershëm për Ralf Rangnick.

Sipas The Athletic, Djajtë e Kuq refuzuan mundësinë për të zhvilluar bisedime me Potterin në të dyja rastet.

Mungesa e përvojës së tij në Ligën e Kampionëve ishte në fund të fundit arsyeja që Man United zgjodhi të mos provonte ta merrte trajnerin anglez.

Tani ai ka nënshkruar për pesë vite me Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version