Site icon Telegrafi

Manchester United e bleu për afër 40 milionë euro – luajti shumë pak, por më në fund Djajtë e Kuq e heqin qafe

Donny Van De Beek largohet nga Manchester United pas tre vitesh, ku nuk arriti për asnjë moment të tregojë vlerat e tij.

Holandezi mbërriti në Angli në shtator të vitit 2020 si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së Ajaxit që ishte bërë hit në Ligën e Kampionëve një vit më herët.

Ai u pagua 39 milionë euro, por doli të ishte një kalimtar në Old Trafford.

Gjatë qëndrimit në Angli, ai luajti më së paku për klubin që e solli. Në fillim, ai nuk kishte minuta, pastaj mori edhe lëndime, ku pas një kohe u huazua te Evertoni. Në total, ai luajti 62 ndeshje për Manchester United, ku kishte dy gola dhe dy asistime.

Djajtë e Kuq ka kohë që kërkojnë mënyrën për të hequr qafe, pasi paga e tij është rreth 7 milionë euro në vit.

Tani gjigantët anglez mund të gëzohen, pasi sipas Fabrizio Romanos, Eintracht Frankfurt ka marrëveshje për blerjen e mesfushorit 26-vjeçar, fillimisht si huazim, por me opsion blerje. Shifra mund të shkojë deri në 15 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version