Site icon Telegrafi

Manchester United dhe Tottenham monitorojnë Vedat Muriqin

Sulmuesi shqiptar i Lazios, Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha angleze, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka luftuar me formën në Itali këtë sezon, pasi ka qenë i penalizuar edhe nga COVID-19 me lëndimet.

Prizrenasi ka regjistruar vetëm dy gola dhe një asistim me Lazion deri më tani dhe mund të vihet në dispozicion të shitjes në afatin tjetër kalimtar.

Lexo po ashtu I madh në fushë, por edhe më i madh jashtë saj – Vedat Muriqi dhuron 20 mijë lira turke për një fëmijë të sëmurë në Turqi

Edhe përkundër formës jo të mirë, Muriqi vazhdon të ketë klubet të interesuara pas vete në një kampionat të fortë si Liga Premier.

Muriqi gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë (Foto: Rivdan Slivova/Telegrafi)

Sipas mediumit La Lazio Siamo Noi, klube si Unitedi, Tottenhami dhe Burnley janë duke e vëzhguar sulmuesin e Lazios.

Transferimi i Muriqit i ka kushtuar Lazios rreth 20 milionë dhe në rast largimi, klubi italian nuk do dëshironte të humbte shumë dhe çmimi i prizrenasit do sillej rreth shifrës së njëjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version