Site icon Telegrafi

Manchester United befason me vendimin e fundit shkaku i financave, gati të dëgjojë ofertat për shumë lojtarë

Manchester United thuhet se është i hapur për të dëgjuar oferta për disa lojtarë kyç, duke përfshirë edhe emra si Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund, të cilët dikur konsideroheshin të paprekshëm në klub, shkruan The Guardian .

Pavarësisht se nuk kërkon në mënyrë aktive t’i largojë këta emra, Manchester United, nën pronësinë e Sir Jim Ratcliffe, po kërkon të përmirësojë situatën financiare në përputhje me rregulloret e përfitimit dhe qëndrueshmërisë.

Kjo do të thotë se ofertat e besueshme për treshen e lartë përmendur, si dhe lojtarë të tjerë si Leny Yoro, Noussair Mazraoui, Matthijs de Ligt, Manuel Ugarte dhe Joshua Zirkzee, do të merren parasysh.

Mainoo dhe Garnacho shihen si asete fitimprurëse sipas rregulloreve financiare të klubit, pasi janë rritur në klub dhe fitimi nga shitja e tyre do të llogaritjen 100 për qind.

Mainoo ka qenë gjithashtu një temë diskutimi në Chelsea, megjithëse klubi londinez ende nuk është ka bërë ndonjë interes zyrtar.

Lexo po ashtu Amorim dëshiron ta mbajë yllin e Man Utd në skuadër, por pranon se ai mund të largohet

Edhe pse këta lojtarë janë anëtarë të rëndësishëm të skuadrës nën menaxherin e ri Ruben Amorim, shitjet e tyre tregojnë që klubi ka nevojë për fonde, që të mos futet në hetime sikurse Everton dhe Man City, të cilët ende po hetohen për thyerje të rregullave financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version