Telegrafi

Manchester United befason Aston Villan si mysafir, McTominay sërish ‘hero’ i ‘Djajve të Kuq’

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Aston Villas si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 24-të të Ligës Premier.

‘Djajtë e Kuq’ e nisën furishëm ndeshjen, duke rrezikuar që në start me Rasmus Hojlund, por që humbi një rast të mirë për të kaluar në epërsi skuadrën e tij.

Danezi ishte i saktë pas tre minutash kur përfitoi nga një asistim i Harry Magurires për të shënuar për 1-0.

Aston Villa u lëshua në sulm për të barazuar, duke krijuar raste me John McGinn, Ollie Watkins dhe Jacob Ramseyn, por pa sukses.

Njëjtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por që goli i barazimit erdhi në minutën e 67-të, me Douglas Luiz që shënoi për 1-1.

Por të besuarit e Erik ten Hag nuk u dorëzuan dhe në minutën e 86-të, kur Scott McTominay shënoi golin e fitores pas asistimit të Diogo Dalot për 2-1.

Man Utd me këtë fitore mbetet në vendin e gjashtë me 41 pikë, pesë më pak se Aston Villa që është e pesta, dhe gjashtë më pak se Tottenham që mban vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore