Manchester United dhe Arsenal do të përballen në derbin e mesjavës Ligën Premier.
Të dy klubet nuk dinë për titullin e kampionit në pesë vitet e fundit, por mbeten ndër klubet më të rëndësishme në Angli.
Kjo ndeshje do ta ketë një karakteristik interesante, pasi pas plot 32 vitesh, nga 23 gushti i vitit 1986, në stol nuk do të jetë asnjëri nga dy trajnerët historikë, Alex Ferguson dhe Arsene Wenger.
Jose Mourinho dhe Unai Emery, janë tani trajnerët që i udhëheqin këto klube, me portugezin që nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit.
Arsenali nuk fiton në Manchester prej plot 12 vjetësh, kur sulmuesi Emmanuel Adebayor realizoi golin e vetëm të ndeshjes, katër minuta para fundit.
Në këtë ndeshje do të mungojë Granit Xhaka që ka mbushur numrin e kartonëve, pesë të verdhë. Po ashtu edhe Mesut Ozil, mund të mungojë.
Kjo ndeshje do të jetë përballja e sulmuesve, pasi Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë përballë Romelu Lukakut.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Old Trafford” dhe do të drejtohet nga 47-vjeçari Andre Marriner. /Telegrafi/
Formacionet e mundshme
Manchester United: De Gea; Dalot, Smalling, Jones, Shaw; Matic, Herrera; Lingard, Pogba, Martial; Lukaku.
Arsenal: Leno; Sokratis, Mustafi, Holding; Bellerin, Torreira, Guendouzi, Kolasinac; Ramsey, Aubameyang, Lacazette.