Telegrafi

Manchester United 1-0 Kopenhaga, notat e lojtarëve

Manchester United vs Kopenhaga (Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Manchester United ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas fitores ndaj Kopenhagës me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në takimin që zgjati më shumë se 120 minuta e shënoi Bruno Gernandes nga penalltia.

Manchester United ishte skuadër më  e mirë në fushë dhe u notua me 7.11, derisa Kopenhaga mori vlerësimin 6.51.

Lexo po ashtu Pas 120 minutash lojë, Unitedi arriti të fitojë ndaj Kopenhagës për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë doli të ishte portieri i Kopenhages, Karl-johan Johnsson me notën 8.3.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje ishte mesfushori Pep Biel me vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto:WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Kopenhagës (Foto:WhoScored)

 

/Telegrafi/