Manchester United ka pësuar humbje shokuese në shtëpi nga Aston Villa 0-1.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por që fundi ishte i zjarrtë.
Mysafirët shënuan golin e fitores në minutën e 88-të, kur qendërmbrojtësi Kortney Hause shënoi me kokë për 0-1.
Vetëm tre minuta më vonë, Hause shkaktoi penallti, por nga pika e bardhë gaboi Bruno Fernandes duke bërë që Villa të marrë tri pikët nga kjo përballje.
SofaScore ka vlerësuar futbollistët që luajtën në këtë takim, derisa për Djajtë e Kuq nota më e lartë shkoi për Bruno Fernandes (8.0).
Paraqitje të mirë te United patën edhe Aaron Wan-Bissaka e Mason Grenwood, derisa Cristiano Ronaldo ishte ndër lojtarët me notën më të ulët në fushë.
Ndërkohë tek ekipi udhëtues më i miri u shpall Emiliano Martinez, derisa notë të lartë morën edhe mbrojtësin Kortney Hause e Tyrone Mings. /Telegrafi/