Manchester City ka zbuluar një statujë të futbollistit legjendar argjentinas Sergio Aguero.
Statuja u zbulua para stadiumit Etihad në dhjetëvjetorin e fitimit të titullit të parë anglez dhe përjetësoi momentin “93:20”, kohën e ndeshjes kur Aguero shënoi kundër QPR golin e titullit.
Me këtë statujë, Man City kompletoi “trinitetin” pasi statujat e Vincent Kompany dhe David Silva ishin vendosur më parë përpara stadiumit.
93:20* 😅 https://t.co/fDXZXS5Pyw
— Manchester City (@ManCity) May 13, 2022
Në këtë mënyrë ‘qytetarët’ duan të shënojnë epokën që “përcaktoi” klubin.
✨ 𝟵𝟯:𝟮𝟬 ✨
Some moments are simply impossible to copy…
But its possible to copy thousands of top traders on @axi_official!
Tap to find out more 👇
— Manchester City (@ManCity) May 13, 2022
Statuja e Agueros ndodhet në anën lindore të Etihadit dhe është bërë nga skulptori fitues i çmimeve Andy Scott duke përdorur mijëra copa të salduara prej çeliku të galvanizuar. Gjatë natës, statuja do të ndriçohet me dritë blu.
Sergio, Sergio! 🎶#ManCity pic.twitter.com/uczjAEw8NP
— Manchester City (@ManCity) May 13, 2022
Kështu Aguero u nderua dhe falënderua për kontributin e tij në klub dhe rolin e tij kyç në një nga momentet më të mëdha në historinë e sportit për të cilin tifozët e qytetarëve do ta kujtojnë përgjithmonë. /Telegrafi/