Telegrafi

Manchester City – WBA, publikohen formacionet zyrtare

Manchester City dhe West Bromi kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të javë së 13-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘Etihad Stadium’, me Citizens që cilësohen si favoritë në letër.

Për këtë takim, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në Eric Garcian dhe Oleksandr Zinchenkon që janë të lënduar.

Në anën tjetër, WBA do të jetë pa lojtarët si, Conor Towsend, Hal Robson-Kanu dhe Bartley që janë të lënduar, derisa Mario Pereira është i ndëshkuar me karton të kuq.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Ake, Mendy, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne (C), Sterling, Foden, Jesus.

Formacioni shartues i WBA-së: Johnstone, Furlong, Ajayi, O’Shea, Gibbs, Phillips, Sawyers, Livermore, Gallagher, Diangana, Grant. /Telegrafi/