Site icon Telegrafi

Manchester City vuan, por fiton ndaj West Hamit

Manchester City ka fituar me shumë mund ndaj West Ham United në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Pas vetëm 17 minutash lojë, Citizens tundën rrjetën e mysafirëve me anë të Riyad Mahrez, por VAR-i e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të kalonin në epërsi me golin e Ilkay Gudogan, të shënuar në minutën e 33-të.

45 minutat e dytë, vendasit ishin edhe më spektakolar, edhe pse ia dolën të shënon vetëm një herë.

Manchester City e kishte fillimisht të vështirë ta thyente mbrojtjen mysafire, por që ia doli nb minutat e fundit të takimit.

Ishte minuta e 90-të, kur Gabriel Jesus asistoi për Fernandihnon që realizoi për 2-0, duke vulosur kështu edhe fitoren e ekipit të tij.

https://twitter.com/genisgoals/status/1464987070879907840

Çekanët nuk u dorëzuan deri në fund dhe së paku shënuan një gol me anë të Manuel Lanzinit në minutën e 90+5-të, për 2-1.

Pas javës së 13-të, Manchester City gjendet në vendin e dytë me 29 pikë, po aq sa ka edhe Chelsea që takohen me Manchester Unitedin nga ora 17:30. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version