Telegrafi

Manchester City vazhdon ecurinë e sigurt të fitoreve – mposht Arsenalin në Emirates

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Pas vetëm dy minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling që shënoi me kokë nga një asistim i Riyad Mahrez.

City vazhdoi edhe pas këtij goli me presion të lartë, mirëpo raste shpërdoruan Kevin de Bruyne, Mahrez e Sterling që nuk u treguan të saktë.

Arsenali rrezikoi me anë të Kieran Tierneyt në minutën e 30-të, mirëpo gjuajtja e tij kaloi mbi portë.

Në pjesën e dytë, Manchester Ciy ishte afër të dyfishonte epërsinë, por Ilkay Gundogan (56’), ishte i pafat, pasi Bernd Leno e ndaloi gjuajtjen e tij.

Ishte minuta e 80-të kur Gabriel Jesus pasoi te Joao Cancelo, mirëpo portugezi gjuajti jashtë shtyllës së majtë.

Mikel Arteta tentoi që me disa zëvendësime të merrte së paku një pikë nga ky takim, mirëpo City e vazhdoi lojën e tyre me ritëm të lartë.

Pas javës së 25-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 59 pikë, gjersa Arsenali është në të dhjetin me 34 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore