Manchester City ka arritur të shënojë fitore me rezultat të thellë 4-1 ndaj Burleyt si mysafir në kuadër të Ligës Premier.
Djelmoshat e Pep Guardiolas e nisën shumë mirë takimin, duke arritur të shëojnë që në minutën e 24-të.
Bernardo Silva asistoi te Gabreil Jesus që shënoi për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Cityt. Dyshja Silva-Jesus ishte në formë të mirë dhe e prodhuan edhe golin e dytë në minutën e 50-të për 2-0.
Rodri arrit të shënojë një gol të bukur nga distanca me një goditje të fuqishme për 3-0 në minutën e 68-të.
Në minutën e 87-të shënoi edhe Riyad Mahrez për 4-0.
Krejt çka bëri Burley ishte një gol i Robbie Brady në kohën shtesë për 4-1.
Manchester City me këtë fitore ka 32 pikë, tetë më pak se Liverpooli që ka një ndeshje më pak. /Telegraf/
https://www.youtube.com/watch?v=lLAWCNJKp0A