Manchester City ka shënuar fitore ndaj Bristol City si mysafir me rezultat 3-0 për të kaluar në çerekfinale të FA Cup.
Ndeshja nisi furishëm nga të dyja palët, që kishin nga një rast që në start.
Goli i parë erdhi në minutën e 7-të të takimit, kur Phil Folden shënoi pas asistimit të Riyad Mahrez (1-0).
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630661394214297600
Pjesa e parë nuk soli më gola të tjerë, ndërsa e dyta solli dy të tjerë.
Loja mbeti e hapur deri në minutën e 74-të, kur Foden shënoi golin e dytë personal për 2-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630682813916741632
Ndeshja u mbyll në minutën e 81-të, kur Kevin De Bruyne shënoi gol fantastik për 3-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630684449263218688
Manchester City me këtë fitore shkruan emrin në mesin e tetë skuadrave më të mira në FA Cup./Telegrafi/