Site icon Telegrafi

Manchester City shpëton në fund, mposht Cheltenham dhe vazhdon garë në FA Kupë

Manchester City ka fituar ndaj Cheltenham me rezultat 3-1 në kuadër të 1/16 të FA Kupës.

Skuadra e nivelit të katërt të futbollit anglez doli kockë e fortë për Cityn që fituan vetëm në fund të ndeshjes.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 56-të kur shënoi Alfie May.

 

City barazoi rezultatin në minutën e 81-të me Phil Foden që shënoi për 1-1.

 

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Cityn.

Gabriel Jesus shënoi me një gjuajtje të fortë nga afër për 2-1.

 

Krejt në kohë shtesë shënoi edhe Ferran Torres për 3-1. /Telegrafi/

Exit mobile version