Manchester City është shpallur ekipi më i mirë në botë nga revista prestigjioze France Football.
Viti 2023 ishte mjaft i suksesshëm për klubin anglez pasi që ata fituan tripletën.
Fillimisht, fituan titullin e tretë radhazi të Ligës Premier në muajin maj dhe më pas triumfuan në “FA Cup” ku në finale e mposhtën Manchester United.
“Cityzens” e fituan për herë të parë në historinë e tyre trofeun e Ligës së Kampionëve pasi mposhtën në Stamboll me rezultat minimal 1-0 Interin.
Kjo nuk ishte hera e parë që City shpallet ekipi më i mirë i vitit pasi që edhe edicionin që lamë pas ishin fitues të këtij çmimi./Telegrafi/