Site icon Telegrafi

Manchester City shkon në pushim me dy gola epërsi

Manchester City po shënon fitore ndaj Arsenalit pas pjesës së parë me rezultat 2-0.

Në minutën e 7-të, Kevin de Bruyne mori një top gati nga mesi i fushës, duke vrapuar drejt portës, për të shënuar me një goditje të saktë për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli John Stons që shënoi me kokë për 2-0.

Arsenali nuk është se tregoi diçka të madhe në pjesën e parë.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare në fund në garën për titull dhe Manchester City po merr një rezultat shumë të mirë deri më tani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version