Manchester City ka kaluar tutje në FA Cup, pasi mposhti Salfordin me rezultat të thellë 8-0.
Pas tetë minutash lojë, Jeremy Doku kaloi Citizens në epërsi, pas një super asistimi nga Jack Grealish.
Në minutën e 21-të, Matheun Nunes lëshoi një pasim maestral te Divin Mubama, që dyfishoi persinë për Man Cityn.
Për 3-0 u përkujdes talenti tjetër Nico O’Reilly (43’), me topin që përfundoi në krahun e djahtë të portierit kundërshtar.
Në minutën e 49-të, Manchester City fitoi penallti, të cilën në gol e konvertoi Jack Grealish, me anglezin që shënoi pas 380 ditësh.
Golin e pestë për kampionin në fuqi të Ligës Premier u përkujdes James McAtee, që realizoi falë asistimit të Dokus.
Në minutën e 69-të, Man City fitoi edhe penalltinë e dytë, ndërsa kësaj here shënoi Doku për 6-0.
McAtee (72’) shënoi sërish, ndërsa kësaj here u asistua nga Phil Foden.
Talenti i Cityt kompletoi het-trikun e tij pas nëntë minutash, kur shënoi për 8-0 nga një asistim i Grealish, duke vulosur kështu fitoren për ekipin e tij. /Telegrafi/