Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
Skuadra londineze e filloi me dominim derbin, mirëpo Citizens filluan të këndelleshin.
Erling Haaland ia doli të fitonte penallti nga dueli me Marc Cucurellan, me spanjollin që e rrëzoi sulmuesin në zonë.
Nga pik e bardhë u tregua i saktë sulmuesi norvegjez, që realizoi për 1-0 në minutën e 25-të. /Telegrafi/
🚨| Penalty Goal : Erling Haaland
⚽️| Chelsea 0 – 1 Manchester City https://t.co/pIhO2hRF26— Football Gossips (@FballGossips) November 12, 2023