Telegrafi

Manchester City pritet ta dërgojë sërish në huazim Arijanet Muriqin

Arijanet Muriqi(Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pritet ta dërgojë përsëri Arijanet Muriqin në huazim.

Portieri shqiptar u rikthye në janar te ‘Citizens’, pas lëndimit që pësoi Claudio Bravo, ndërsa paraprakisht ishte në huazim te skuadra holandeze, NAC Breda.

Guardiola ka vendosur që Muriqi të shkojë sërish në huazim, edhe pse në këtë sezon pati disa paraqitje të mira në Angli.

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Numri një i Përfaqësueses së Kosovës dëshiron të largohet nga Manchester City, duke kërkuar kështu më shumë minuta për sezonin e ri.

Me rikthimin e Claudio Bravos nga lëndimi, Muriqi do të qëndronte vetëm si portier i tretë, andaj ka zgjedhur që të largohet në afatin kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Futbollistët e Kosovës me shumë oferta në afatin kalimtar veror

Portieri shqiptar është i kërkuar nga një numër i madh i skuadrave angleze, ndërsa interesim ka edhe nga Serie A dhe Turqia. /Telegrafi/