Telegrafi

Manchester City përballet me përjashtim nga Liga Premier mes dënimeve të tjera të rënda

Liga Premier raportohet se ka gjetur dëshmi për një sërë shkeljes nga Manchester City nga viti 2009 deri në 2018.

Nëse Citizens shpallen fajtor, atëherë mbi ta rëndojnë disa suspendime të rënda dhe duket se nuk do të arrijnë t’u shmangen.

Sipas asaj që raporton MailSport, City fillimisht mund të ndëshkohet me heqje pikësh, por kjo nuk është e tëra.

Lexo po ashtu Liga Premier me akuza të rënda ndaj Manchester Cityt: Skuadrën e Guardiolas e presin suspendime të rënda

Ata mund të largohen nga Liga Premier, t’u merren trofetë e fituar, përjashtim nga garat evropiane, ndalim i transferimeve disa vjeçare dhe gjoba të majme në para.

Sipas mediumit anglez, Liga Premier ka prova të mjaftueshme për të ndëshkuar Cityn dhe në ditët e ardhshme do të zbardhen provat e tjera.

Në rast se Citizens shpallen kampion, ata mund edhe të merren nga duart e sheikëve, duke i detyruar ata për një shitje të paplanifikuar dhe përjashtim nga Mbretëria e Bashkuar. /Telegrafi/