Telegrafi

Manchester City pas mesfushorit të talentuar të Vasco da Gamas

Manchester City është vënë pas mesfushorit të Vasco da Gamas, Douglas.

Globoesporte shkruan se 20 vjeçari i Vascos pëlqehet nga shumë skuadra në Angli.

Douglas do të kalojë te City për 13 milionë euro, që mund të shkojë deri në 16 milionë euro me bonuse.

Ai është lojar i Brazil U-20 dhe për të kishte interesim edhe nga Borussia Dortmund dhe Monaco.

Nëse City e blen Douglasin, atëherë ai do të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të Vascos./Telegrafi/