Telegrafi

Manchester City me ofertë për transferimin e Jude Bellingham, por duket se do të refuzohet edhe ajo nga Dortmund

Jude Bellingham është njëri nga futbollistët më të kërkuar në botë nga top klubet evropiane.

Mesfushori i talentuar anglez mbeti te Borussia Dortmund edhe pse gjatë verës pati shumë oferta për të, por verdhezinjtë i refuzuan të gjitha.

Në janarin e vitit 2023 pritet një garë e madhe mes top klubeve evropiane për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.

The Sun ka raportuar se Manchester City është gati të shpenzojë një shumë të për transferimin e Bellingham.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka gati ofertën prej 83 milionë funteve (93 milionë euro), për Bellingham, por duket se kjo ofertë do të refuzohet nga Dortmund.

Ditë më parë verdhezinjtë i bën të qartë skuadrave të interesuara se për ta lënë të lirë anglezin duan hiq më pak se 150 milionë euro.

Në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera si Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe Real Madrid. /Telegrafi/