Site icon Telegrafi

Manchester City nuk ndalet në Ligën e Kampionëve, fiton si mysafir i Marseille

Manchester City ka fituar ndaj Marseilles me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Qytetarët e nisën ndeshjen në sulm, duke radhitur rastet para portës së francezëve.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i epërsisë. Kevin De Bruyne asiston bukur te Ferran Torres, i cili nga afër shënon për 1-0.

https://twitter.com/noobfcb/status/1321205860870377474

Aymeric Laporte, De Bruyne dhe Oleksandr Zinchenko, kishin raste të mira për Cityn në pjesën e parë, por nuk arritën ta dyfishonin epërsinë.

Në pjesën e dytë Marseille rrezikoi me Florian Thauvin, por portieri ishte në vend.

Goli i sigurisë për anglezët erdhi në minutën e 76-të, kur Ilkay Gundogan shënoi për 2-0.

https://twitter.com/noobfcb/status/1321205862514515977

Në fund të ndeshjes kishte kohë që edhe Raheem Sterling të linte gjurmë në këtë ndeshje, kur shënoi për 3-0 pas asistimit të De Bruyne.

https://twitter.com/noobfcb/status/1321205864221519872

Me këtë fitore Manchester City ka gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndërsa Marseille mbetet pa pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version