Manchester City ka shënuar fitore ndaj Chelseat në kuadër të 1/16 të EFL Cup me rezultat 2-0, duke kaluat tutje në këtë garë.
Të dy skuadrat kishin zgjedhur të pushojnë më të mirët, duke luajtur me lojtarë që kishin më pak minuta.
Armando Broja startoi nga minuta e parë, por nuk mundi të gjejë rrjetën në këtë takim.
Pjesa e parë edhe përkundër rasteve të shumta nuk sjelli gola.
Me të filluar pjesa e dytë, kur zhvillohej minuta e 53-të, Riyad Mahrez gjuajti një goditje dënimi në mënyrë perfekte për të shënuar për 1-0.
Pardon @Mahrez22 https://t.co/AYx74aO9ym
— Mohamin (@mohaminJR) November 9, 2022
Pas pesë minutash erdhi edhe goli i dytë për qytetarët, me Julian Alvarez që shënoi për 2-0.
El cambio de frente de Julian Alvarez por Dios, que hombre. https://t.co/G1fA3RnePI
— Tomás (@TotiArias10) November 9, 2022
Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, gola nuk solli më ky takim, me Manchester Cityn kalon tutje në EFL Cup. /Telegrafi/