Manchester City ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Bournemouthit në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë u karakterizua me një dominim të Manchester Cityt të cilët patën gjatë tërë kohës posedimin e topit si dhe shënuan golin i cili në fund doli të jetë i fitores.
Fillimisht ishte Erling Haaland (9’) i cili rrezikoi i pari, por goditja e tij shkoi fare pranë shtyllës së portierit kundërshtar.
Phil Foden (24’) pas një topi të kthyer brenda zonës shënoi në cepin e djathtë të portës së Bournemouth për 1-0.
PHIL FODEN GOAL ERLING HAALAND ASSIST HE IS JUST THE BEST TALENT IN THE WORLDDDDhttps://t.co/cwJOrSxafs
— 17 (@DxBruyneSZN) February 24, 2024
45 minutëshi i dytë i këtij takimi pa vendasit të cilët rrezikuan në disa raste portën e Ederson por pa arritur që të shënojnë gol.
Rasti më serioz për vendasit erdhi në minutën e 90-të, kur gjuajtja me kokë e Enes Unal ishte vetëm disa centimetra larg përfundimit në rrjetën e “Qytetarëve”.
Me këtë fitore Manchester City momentalisht renditet në pozitën e dytë me 59 pikë, një më pak se lideri Liverpool që ka 60 sosh, ndërsa xhiron e ardhshme do të luajë ndaj rivalit të qytetit Manchester United./Telegrafi/