Manchester City e ka shijuar fitoren e parë si kampion i Ligës Premier për këtë sezon, psi mposhti Chelsean me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.
Pas 12 minutash lojë, Citizens kluan në epërsi me golin e Julian Alvarez, që u asistua prej Cole Palmer.
Phil Foden (29’) lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës.
29. That would've been some goal! 😨
Foden latches onto a pass and races at goal, before guiding his chipped attempt just wide of the post.
🔵 1-0 🦁 #ManCity
— Manchester City (@ManCity) May 21, 2023
Chelsea rrezikoi më pas me anë të Raheem Sterlingut në minutën e 31-të, por goditja e tij u ndal nga portieri Stefan Ortega.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Blutë, kur rrezikuan me anë të Lewis Hall dhe Trevoh Chlaobah, mirëpo goditjet e tyre ishin të plogështa.
Kalvin Phillips (58’) lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo ajo goditi vetëm shtyllën e djathtë.
58. OFF THE POST! 🥲
Phillips' header hits the base of the post. So, so close!
🔵 1-0 🦁 #ManCity
— Manchester City (@ManCity) May 21, 2023
Në minutën e 71-të, Manchester City mendoi se kishte shënuar edhe golin e dytë, mirëpo VAR-i bëri të ditur se Riyad Mahrez kishte luajtur me dorë në ndërtim të aksionit.
Shans të mirë pati edhe Erling Haaland në fund të ndeshje, por që nuk ia doli ta shënjëstronte mirë portën.
Pas javës së 37-të, Manchester City tashmë si kampion ka 88 pikë, ndërsa Chelsea në të 12-in me 43 sosh. /Telegrafi/