Site icon Telegrafi

Manchester City mendon ta paguajë klauzolën e Haaland

Skuadrat e mëdha evropiane si duket kishin dyshime për transferimin e Erling Haaland në janar.

Ishte gjiganti gjerman Borussia Dortmund që vendosi ta paguante klauzolën e lojtarit dhe ai nuk ka dëshpëruar.

Haaland ka shkëlqyer me verdhezinjtë duke shënuar tetë gola në pesë ndeshjet e para me fanellën e Dortmundit.

Tani Real Madrid dhe Manchester City janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe po synojnë të dërgojnë oferta në verë për të.

The Sun raporton se City po e sheh norvegjezin si zëvendësuesin ideal të Sergio Agueros i cili mund të largohet.

Në anën tjetër te skuadra gjermane kanë bërë me dije se nuk e kanë ndërmend ta shesin yllin e tyre.

Megjithatë City do të thyej klauzolën e lojtarit e cila është 75 milionë euro dhe tani mbetet në dorë të Haaland të vendos nëse do të qëndrojë ose do të largohet. /Telegrafi/

Exit mobile version