Liga Premier ka mbetur me dy skuadra në garën e Ligës së Kampionëve, ku Liverpool dhe Manchester City, do të përballen mes vete.
Një përballje spektakolare. Guardiola vs Klopp. Salah vs Aguero. Mane vs De Bruyne. Dhe shumë duele tjera.
Ndeshja e parë zhvillohet me 4 prill, ndërsa pas një ajvë luhet në Mançester.
Që nga sezoni 2010/11, nuk ka pasur përballje angleze në këtë fazë, kur luanin Chelsea dhe Manchester United.
City në kampionat ka 21 pikë më shumë se The Reds, ndërsa mes vete këtë vit janë takuar dy herë, ku të dyja kanë nga një fitore.
Liverpooli armën më të fortë e ka sulmin, me Mohamed Salah (32 gola), Sadio Mane (14) dhe Roberto Firmino (22), ndërsa në Ligën e Kampionëve kanë shënuar 28 gola.
Në anën tjetër City e kishte mundur në shtëpi të vet 5-0.
Pep Guardiola është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.
Aguero ka shënuar 30 gola ndërsa Kevin De Bruyne, Leroy Sane, Raheem Sterling dhe David Silva, po zhvillojnë sezon shumë të mirë.
Klopp dhe Guardiola, janë takuar 12 herë mes vete, ku pesë fitore ka Pep, gjashtë i takojnë ish trajnerit të Dortmundit dhe një barazim. /Telegrafi/