Telegrafi

Manchester City konfirmon dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit të infektuar me COVID-19

Manchester City ka njoftuar të gjithë se nga testet e fundit të bërë për coronavirus, katër anëtar të skuadrë, dy nga ta lojtarë kanë rezultuar pozitiv, pra të infektuar.

Infektimi me coronavirus po vazhdon edhe më tej, ndërsa as sportistët nuk janë se kalojnë më lehtë këtë kohë.

Rastet e fundit brenda sportit apo më saktë futbollit kanë ndodhur sot (e premte), ku klubi anglez, Man City ka konfirmuar katër anëtar të infektuar.

“Manchester City FC mund të konfirmojë që Gabriel Jesus, Kyle Walker dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”.

“Të katër personat tani do të vazhdojnë një periudhë të vetë-izolimit në përputhje me protokollin e Ligës Premier dhe qeverisë së Britanisë së Madhe për karantinën”.

“Të gjithë në klub u urojnë kolegëve shërim të shpejtë gjatë periudhës së Krishtlindjes përpara kthimit të tyre në punë”, thuhet në njoftimin e Cityt. /Telegrafi/