Telegrafi

Manchester City konfirmohet kampion i Ligës Premier për të dytin sezon radhazi – fitore me përmbysje ndaj Aston Villës

Manchester City është konfirmuar si kampion i Ligës Premier për të dytën herë me radhë, duke e mposhtur Aston Villën me përmbysje 3-2.

Pas 37-të lojë në Etihad Stadium, Villa kaloi në epërsi me anë të Cash, që u asistua prej Lucas Dignes.

Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesë me këtë rezultat, derisa në të dytën ishin një tjetër skenar.

Për 2-0 u përkujdes Philippe Coutinho, që realizoi në minutën e 69-të, me një asist të Watkins.

Por, City filloi përmbysjen fillimisht me golin e Ilkay Gundogan në minutën e 76-të, me Raheem Sterling që ishte asistuesi.

Pas vetëm dy minutash, Rodri realizoi një super gol nga distanca, duke i barazuar shifrat në 2-2.

Për të çuar të gjithë tifozët e Cityt në këmbë u përkujdes, Gudogan (81’) që ishte goli i tij i dytë në këtë takim, me asistimin e Kevin de Bruynes.

Këtë edicionin, Manchester City e mbyll si lider 93 pikë, një më shumë se Liverpooli, e që ishte padyshim një sezon i çmendur. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore