Telegrafi

Manchester City interesohet edhe për Robben

City është serioz në tentimin për të angazhuar Samuel Eto’o, ndërsa së fundi pritet që arrijë marrëveshje edhe me Carlos Tevez.

Trajneri Mark Hughes dëshiron të sjellë shpejtësi në sulm, andaj edhe Robben shihet si një përforcim ideal për ekipin.

Me ardhjen e Cristiano Ronaldos në Real, vendi i Robben është i kërcënuar, por disa burime nga klubi spanjoll thonë se Florentino Perez dëshiron ta mbajë holandezin.

Robben dëshiron të luajë në një klub tjetër i cili do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve, por nëse City bën ndonjë ofertë të majme, holandezi mund të ndërrojë mendje.